Dialogu Kosovë-Serbi

Takimet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel fillojnë nga ora 13:30

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të nisin takimet nga ora 13:30, siç shihet në agjendën e publikuar nga faqja zyrtare e Bashkimit Europian.

Kurti dhe Vuçiq pritet të zhvillojnë takime të shumta me liderë të shteteve anëtare të BE-së në kuadër të samitit të Këshillit Europian. Megjithatë, ata nuk do të kenë një takim të përbashkët.