Takimi

“Takim produktiv” mes Lajçakut e Escobarit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën në mëngjes se ka pasur një “Takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në Twitter.

Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat megjithatë po hasin në vështirësi në zbatim. DASH ka konfirmuar se Escobar pritet të marrë një pozitë të re ndërsa Lajçak është nominuar për Ambasador të BE-së në Zvicër.