I zhvilluar në mbrëmje dhe i pa lajmëruar më parë për media.
Ky ka qenë takimi i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Takimi është zhvilluar në zyrën e presidentit Ilir Meta.
Ai është bërë publik pikërisht nga presidenti Meta me një status në Facebook.
Ja çfarë shkruan presidenti Ilir Meta:
Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore.
Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t’i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon.
Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë.







