Tahirsylaj tregon nëse vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropë do të vijë edhe në Kosovë

Një valë e re të nxehtit e ka përfshirë sërish Evropën Perëndimore. Temperaturat dje dhe sot në Francë, Belgjikë dhe vendet tjera përreth kanë arritur mbi 40 grandë celsius.

Por, a do të arrijë kjo valë e të nxehtit edhe në vendin tonë, flet për Ballkani.info profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Sipas tij, temperaturat e larta priten të ulën gjatë fundit të kësaj jave.

Tahirsylaj ka thënë për Ballkani.info se në vendin tonë nga fundi i kësaj jave do të ketë një rënie të temperaturave, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të sillen nga 14 deri në 17 gradë celcius, ndërsa më të lartat do të arrijnë deri në 35 gradë celcius. Këto temperatura do të zbresin nga fundi i javës. Nga dita e shtunë deri në ditën e mërkurë e javës së ardhme do të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime atmosferike”, tha Sylë Tahirsylaj./ Ballkani.info/

loading…