Tahiri viziton policin i cili u plagos nga hajnat që tentuan të vidhnin para në një bankomat në Prishtinë

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri sot ka vizituar zyrtarin policor, i cili është plagosur sot në Prishtinë, nga disa persona që tentuan të vidhnin para në një filial banke, në Prishtinë.

“Zyrtarit në fjalë i urova shërim sa më të shpejtë dhe njëkohësisht, falënderova personelin mjekësor për kujdesin dhe mbështetjen e treguar”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:  

Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Mjekësisë familjare vizitova zyrtarin e plagosur të Policisë së Kosovës, i cili u plagos në rastin e grabitjes në tentativë në Prishtinë, më saktësisht në “Veternik”.

Zyrtarit në fjalë i urova shërim sa më të shpejtë dhe njëkohësisht, falënderova personelin mjekësor për kujdesin dhe mbështetjen e treguar.

Duke dënuar sulmin në fjalë dua të theksoj se sulmet ndaj policisë sonë janë sulme ndaj shtetit.