Edita Tahiri thotë se edhe gjatë kohës sa ajo e udhëhiqte me dialogun, ndryshimi i kufijve ishte temë, mirëpo veç e korridoreve.
Ajo thotë se nuk e lejoi atë temë të hapej në tryezën e bisedimeve.
Në një bisedë me Borko Stefanoviqin, shef i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Tahiri kujton t’ia ketë përmendur ai ndryshimin e kufijve.
“A i thashë kështu po mendoni ju ende, përgatitu mirë se tokat shqiptare janë deri në Nish, nëse hapni temën për tokat, i kam thënë se do ta kërkojmë Nishin edhe pse shqiptarët që kishin tokat atje janë ose në Kosovë, ose në Turqi. Por tapitë i kanë”, ka thënë Tahiri.
Ajo thotë se këtë çështje i është dashur ta diskutojë edhe me Robert Cooperin, i zgjedhuri i kryediplomatës së BE-së, Catherine Ashton, për të ndërmjetësuar mes delegacionit kosovar dhe atij serb meqë sipas saj, ai e kishte diskutuar këtë temë.
Tahiri thotë se ka pritur të jetë pjesë e kësaj qeverie, mirëpo për shkak të hapjes së çështjes së kufijve, ajo mbeti jashtë saj.







