Tahiri: S’mjafton shkarkimi i Kurtit, duhet të zëvendesohet shpejt

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të QKUK’së, po thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Qeverisë. Sipas tij, ajo duhet të zëvendësohet shumë shpejt.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se qeveria e Albin Kurtit, nuk po e menaxhon si duhet situatën me pandeminë COVID-19.

“Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë Naser Ramadanin, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë. Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Kurtit, por ai duhet të zëvendësohet shumë shpejt.

“Prandaj për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”, ka shkruar Tahiri.