Tahiri – qeverisë: Mosekzekutimi i pagave veprim i paligjshëm e i pamoralshëm

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka kërkuar nga qeveria që ti ekzekutoj pagat e mësimdhënësve.

Sipas tij veprimi i qeverisë është padrejtësi ndaj mësimdhënësve, i paligjshëm he moralisht i gabuar.

Tahiri ka dhënë edhe një shpjegim të ligjit që ia pamundëson qeverisë të mos e bëjë pagesën.

Tutje ai ka thënë se qeveria po i ndëshkon mësimdhënësit për grevën dhe po i lë pa të ardhura ata dhe familjet e tyre.