Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës, nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj.
Tahiri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar që hiç më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve.
“Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk ka marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë. Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë, dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund. Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj.
Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me tërë një popull, e të trajtohet me këtë indiferencë.
Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund.
Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull.







