Tahiri: Qeveria po e pranon dështimin me investimet kapitale

Xhafer Tahiri, ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë nga radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë të dielën se “Qeveria e pranon publikisht dështimin me investime kapitale”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Raporti i Thesarit të shtetit i kundërshton tabelat exel të Ministrit Murati”.

“Ministri po e pranon që nuk ka investime kapitale, e pa investime nuk ka zhvillimi ekonomik”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij “Jo vetëm opozita, e gjithë Kosova po e sheh paaftësinë e Qeverisë e cila ka realizuar ZERO projekte kapitale për 6 muajt e parë të vitit 2022”.

“Ministri Murati në gjithë statusin e tij, ku përmes gjuhës dëshpruese mundohet ta arsyetojë qeverisjen e zero-ve, për ta bërë dëshprimin akoma më të dukshëm, paska thënë vetëm një fjali në mënyrë dëshirore për investime kapitale “Po, edhe investimet kapitale do të bëhen”. Kur do të bëhen ministër pasi që norma e inflacionit ka thyer çdo rekord, kriza ka prekur secilin qytetarë në secilën pore te jetës. Jeni ministër, madje ministër i zerove. Ushtroje funksionon tend”, ka thënë ndër tjerash Tahiri.