Tahiri publikon foto me Thaçin: Krerët e UÇK-së do dalin faqebardhë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Ajo foli për mungesën e tij dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në burgun e Hagës, të akuzuar për krime lufte.

Megjithatë, ish-ministrja Tahiri shtoi se ata do të vijnë faqebardhë në Kosovë.

“Edhe në ketë feste të flamurit na munguan Hashim Thaçi dhe liderët tjerë të UCK-së të cilët padrejtësisht nuk janë këtu Do të vijnë faqebardhë!”, shkroi ajo.