Tahiri: Polemika kundër SHBA-së, shkon në dëm të Kosovës

Sonte në emisionin ‘Debat’, është analizuar marrëveshja e Uashingtonit nga perspektiva e betejës së brendshme për pushtet duke e bërë tabelë qitjeje ambasadorin Grenell e rrjedhimisht edhe SHBA për dëmin që po i bëjnë Kosovës.

Analisti Ramush Tahiri, vlerësoi se polemikat për SHBA prodhojnë dëme për Kosovën.

“Ata që japin vlerësim të tilla ndaj SHBA, janë më dem të Kosovës, SHBA e kanë njohur Kosovën, e kanë përkrahur Kosovën. Shteti i Kosovës, është për të mirën e rajonit dhe shqiptarëve, ata që e kanë bërë shtetin e Ksoovës, e kanë ndalur Serbinë dhe ekspansionin e saj. Me dyshu në administratën e ShBA-së, nuk është mirë. Me mendje të shëndosh nuk mund të fol kundër ShBA-së. Me dal publikisht kundër ShBA-së, nuk është mirë”, theksoi ai sonte në RTK.

Sipas tij është pamaturi e madhe nëse mendon mu krahasu me superfuqinë e madhe. “Është çmenduni dhe shkizofreni politike”, tha Tahiri.