Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Abelard tahiri, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për raportet me SHBA-të ka hedhur akuza të shumta në drejtim të kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk janë siç kanë qenë, por kanë devijuar për shkak të Albin Kurtit.

“Në thërrasim esencë të jashtëzakonshme, kryeministri del na flet për Hshim Thaçi. Pra i kërkojmë kryeministrit që presidenti po e pret që tri ditë, shko takohu s’ki nevojë mu frikësu. Herën e parë ke nejtë 4 minuta, tash provo rri 14 minuta, shko rri më gjatë provo qa po del në fund. Sot do të duhej të kishim ditën e falënderim për SHBA e fatkeqësisht jemi mbledh për paralajmërimet nga SHBA-të”, tha Tahiri.

Sipas tij, veç ta imagjinosh që SHBA-të tërheqin trupat nga Kosova është e frikshme dhe më pasoja, por e tillë nuk është kryeministrin tonë.

“Raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk janë siç kanë qenë, por kanë devijuar për shkak të Albin Kurtit. Gjithë e kemi ditë që prototipi i Kurti është anit -amerikanizimi, por se kemi prit që ka me ndodh sot. Sot erdhi dita që zyrtarët amerikanë paralajmërojnë largimin e trupave, erdh dita që ata të tërheqin investimet. Veç ta imagjinosh një gjë të tillë është e frikshme dhe më pasoja, por e tillë nuk është kryeministrin tonë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri është shprehur se sot është fyer Kosova dhe historia kombëtare. Ai ka thënë se Kosova nuk ka të ardhme pa partneritetin strategjik me SHBA-të.

“Sot është fyer historia jonë kombëtare, është fyer republika e ndërtuar me sakrifice sot mund të jetë gëzuar vetëm Albin Kurti dhe kundërshtarët e pavarësisë tone. Ashtu siç beson shumica e juaj, që e ndaj hapësirën e quajtur Kosovë, nuk dua, nuk mund të pranoj dhe të lejoj që raoprtet mes Kosovës dhe SHBA-së të bien në gjendjen që janë sot. Nuk ka të ardhme, as zhvillim, as liri, as demokraci pa partneritetin strategjik me SHBA-të dhe besoj se është bërë mjaft e qartë se ky kryeministër nuk mund të jetë anti-amerikan të qeverisë me shtetin më pro-amerikanë në botë.”, tha Tahiri para deputëve.

Më tutje, Tahiri tha se para se të vijë puna të bllokohet shteti, duhet të bllokohet kryeministri duke i bërë thirrje deputetëve të LDK-së në këtë ide të tij.

“Para se të vijë puna për ta bllokuar shtetin e pushtetin, ju ftoj ta bllokojmë kryeministrin. Kjo ftesë në radhë të parë është për juve deputetë të LDK-së, kjo nuk është garë politike por domosdoshmëri shtetërore. Nga kjo situatë nuk fiton askush, por humb shteti i Kosovës. Kjo qeveri duhet të shpërbëhet sa më shpejtë, në të kundërt ju kujtoj se demokracitë perëndimore janë ndërtuar mbi raportin emirë të qeverisësve me të qeverisurit.”, tha Tahiri më tutje.