Tahiri për rritjen e faturave të rrymës: A jeni në men çka jeni tu fol, qytetarët do të shkojë në bankrot total

Në seancën e sotme të Kuvendit është duke u diskutuar për propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e faturave të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se vendi, Qeveria e qytetarët e Kosovës do të shkojnë në bankrot total nëse miratohet ky propozim.

“A jeni në men çka jeni tu fol, a jeni në men çfarë situate do ta sjellni Kosovën nëse e miratoni propozimin e ZRRE”, tha Tahiri.

Tutje ai dha kritika ndaj partisë në pushtet, LVV.

“Si është e mundur, një parti qe pretendon që është e majtë, të mbrojë kompanitë private”, theksoi ai.