Opinionisti Ramush Tahiri ka thënë që taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet, ashtu siç është thënë që është vendosur.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se PDK-ja, që bëri propozim në publik që taksa të pezullohet për 120 ditë, duhet këtë propozim ta qojë në Qeveri, ashtu siç ka thënë që ka bërë kur është vendosur taksa.

“Kemi dallime mes partnerëve të koalicionit, në një anë PDK-në e në tjetrën AAK-në. Behgjet Pacolli është kah Kadri Veseli. Veseli ka thënë në opinion që taksa të pezullohet për 120 ditë, por më herët Veseli dhe Enver Hoxhaj kishin propozuar taksën, tash ky propozim nuk ka ardhur zyrtarisht në qeveri. Nëse ajo shkon zyrtarisht, Ramushi duhet të votojë. Pastaj të shihet a po shkon koalicioni bashkë a jo. E jo që të kërkohet zgjidhja në opinion e të masë opinionin e njerëzve”, ka thënë Tahiri. “Ashtu qysh është marrë vendimi, tërhiqet. Them që qeveria nuk do të bjerë, pasi taksa mund të bie, por efektet mund të mbesin”.