Tahiri në Podujevë: Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike

 Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka përsëritur edhe një herë se Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend.

 Këtë ai e ka thënë para strukturave të AAK-së në Podujevë, ku edhe e ka njoftuar për programin politik.

‘Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. ‘Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vaksinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike’, tha Tahiri.

‘Në takim ju urova sukses kandidatëve për deputet dha u shpreha mirë se ardhje anëtarëve të rinjë që ju bashkuan AAK-së’, shtoi ai.