Tahiri në Jordani, diskuton për reformat në sistemin e qeverisjes rajonale dhe komunale

Në kuadër të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar për qeverisje dhe zhvillim ndërkombëtar, Besnik Tahiri ka ofruar këshilldhënie për Qeverinë dhe Parlamentin e Mbretërisë së Jordanisë.

Gjatë kësaj, Tahiri ka takuar parë Ministrin për Çështjet Politike dhe Parlamentare, Musa Maaytah dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ali Ibrahim Alkhawaldeh.

“Çështje kyçe për trajtim ishin reformat në sistemin e qeverisjes rajonale dhe komunale, zhvillimi ekonomik lokal dhe llogaridhënia strukturore institucionale. Një temë e veçantë ishte Ligji i ri që po shkon në Parlament dhe ku amandamendet e propozuara janë ato që unë i sugjerova para disa vitesh”, ka thënë Tahiri, transmeton Indeksonline.

Gjatë dy javëve në vazhdim theks të veçantë do ti vë perspektivës së ndërtimit të sistemeve efektive të përfaqësimit politik në administrimin dhe vlerësimin e punëve që kryhen në nivel rajonal dhe komunal si dhe përfaqësimin e asociacioneve profesionale në vendimmarrje