Tahiri ndeshet me protestuesit: Ju jeni ma hajna, nesër marrim vendim në Qeveri

Punëtorët e Telekomit kanë dalur afër objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar për shkak të bllokimit të llogarive të kësaj ndërmarrjeje.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka dalur jashtë objektit të Qeverisë dhe iu ka thënë punë torëve se Qeveeria nesër do ta marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

“Blerimi e dha pozicionin e vet. Kjo nuk është temë hajgare, është temë serioze. Qeveria duhet me dhënë zgjedhje, askush tjetër. Blerimi e ka arritë që me e përgatit marrëveshjen. Ne duhet me marrrë këtë vendim dhe këtë vendim duhet me marrë shpejt, më së largu nesër”, ka thënë Tahiri.

Për protestuesit që thirrën “hajna”, Tahiri ka thënë se ata janë hajna vetë.

“Për ata që po thojnë hajna, unë ju kqyri në sy, jeni ma hajna se unë krejt. Unë nuk jam hajn, jam njeri përfaqësues. Nesër Qeveria duhet me ia dhënë këtë një zgjedhje”, ka thënë Tahiri.

Ai më pas ka kërkuar falje nëse dikush është ndier i ofendues me përgjigjen e tij, “por unë s’jam hajn dhe s’lejoj me më thënë dikush hajn kurrë”.

“Tash do ta dërgoj një e-mail te qeveria, te kryeministri, që këtë punë me kry nesër në afatin më të shkurtër kohor. Jam me ju, ju kuptoj, edhe unë kam fëmijë si ju”, u ka thënë Tahiri protestuesve.

Protestuesit e indinjuar e kanë pyetur Tahirin dhe ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçin se a i kanë marrë ata rrogat.