Tahiri: Mbyllja e bastoreve në Shqipëri, bëri që ato të hapen në Vushtrri

Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri numri i tyre është rritur në Vushtrri, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai ka folur të martën në RTK.

“Duke parë dëmët e mëdha që po shkaktojnë lojërat e fatit me padurim iu kam bashkangjitur thirrjes së kryetarit të Suharekës, Bali Muaharremjat. Më vjen mirë që Kuvendi ka nxjerrë Rezolutën për lojërat e fatit”, ka thënë ai.

“Vendimi I Qeverisë është i drejtë dhe e përshëndës. Unë shpresoj që sa më parë të ndryshohet ligji dhe sa më parë të vihet rregull në këtë sector”, ka thënë ai.