Tahiri: Mbështetja e Hungarisë ndaj Kosovës nuk ka lidhshmëri me eksodin e kosovarëve

Vizita e ministri Punëve të Jashtme të Hungarisë, Piter Siarto, u konsiderua mbështetje e fuqishme nga liderët kosovarë, ku Siarto ka mbështetur Kosovën në proceset integruese në organizatat ndërkombëtare dhe në Bashkimin Evropian.

Pavarasisht asaj se ikja masive e qytetarëve të Kosovës në mënyrë ilegale në vitin 2015 kishte si urë lidhëse shtetin e Hungarisë, ajo vazhdon të mbështes dhë të kritikoj BE-në se është treguar e padrejtë karshi kosovarëve.

Ndërkaq analisti politikë Ramush Tahiri, në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se, Hungaria ka qenë një vend tranzitë, dhe se për këtë arsye kanë vërshuar andej kosovarët, dhe se kjo çështje nuk ka lidhshmëri me liberizimin e vizave, edhe pse në atë kohë vërshimi I qytetarëve ishte I organizura dhe ende nuk është zbuluar kush ishin nxitësit.

Sipas tij Hungaria gjithmonë ka pasur qëndrim të mirë për Kosovë, dhe se BE-ja është ajo e cila është gabim për këtë çështje.

“Hungaria ka qenë vend tranzitë kur është bërëq ikja e qytetarëve të Kosovës, për këtë arsye edhe e kanë vërshu kosovarët, dhe se asnjëri nga ta nuk kanë kërku azil poltikë në Hungari, kanë vazhdu nëpër vendet si:Gjerani, Zvicërr etj. Hungaria gjtihmonë ka pas qëndrimin të mirë për Kosovën për proces të mirë evropiane, dhe ka qenë ndër vendet e parë bashkë me Kroacinë që e kanë njohur shtetin e Kosovës. Arsyetimin që po politizohen është se gabimi është tek BE-ja, ku është fakt që Kosova me pa të drejtë po mbahet pa liberizimin e vizave , ku me pa të drejtë po shtyhen dhe po qiten kushte. Çështja e liberalizimit nuk lidhet hiç me qështjen e migrimit se edhe at’herë ajo ishte e organizuar por nuk është zbuluar se kush ishin ata që e nxitën atë eksot edhe pse Kosova asnjëherë nuk ka rrezikuar evropën me eksot”, ka thënë Tahiri në një prononcim për Ballakni.info./Ballkani.Info