Tahiri-Kurtit: A mos ke shkuar te miqtë për të ndrequr ‘bojlera dhe filtera’?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka qëndruar jashtë vendit për shtatë ditë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ai është dashur të kthehet në Kosovë për ta informua Kuvendin dhe popullin e Kosovës për takimin.

“Si ka logjikë që Kryeministri i vendit, pas takimit në Bruksel, shkon jashtë vendit për 7 ditë, e nuk kthehet në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin e vet, partitë politike dhe opinionin publik për një ngjarje, që secili prej nesh ka pritur se çka po ndodhë?! A mos ke shkuar te miqtë për të ndreçur ‘bojlera dhe filtera’?!”, ka shkruar ai.