Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti të dhënë në një konferencë për media sot.

Ai ka thënë se kryeministri pati më shumë mllef ndaj opozitës shqiptare sesa ndaj presidentit serb.

Sipas tij “këtë e kanë mësuar gjatë koordinimeve me Milan Radojçiqin”.

“Kurti tha se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, zhduket opozita në Kosovë. Më shumë pati mllef ndaj opozitës shqiptare se ndaj presidentit serb. Harroi se ka thirr konferencë për negociatat me Serbinë dhe jo për ta sulmuar opozitën. Mbase këtë e kanë mësuar gjatë koordinimeve me Radojçiqin”, ka shkruar ai.