Tahiri: Kurti dhe Gërvalla vërtet UÇK-në e shohin si ndërmarrje të përbashkët kriminale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e shohin si ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Tahiri në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kjo është e tmerrshme, pasi sipas tij, ai ka pozitën e kryeministrit.

“UÇK-në e shohin si ndërmarrje të përbashkët kriminale, me veprimet e tyne, dhe denigrimin e tyre që vazhdimisht po e bëjnë, mua s’më mbetet gjë tjetër me mendu. Kurti bashkë me Gërvallën, e shohin UCK-në me sytë e atyre që e shohin atë si ndërmarrje kriminale. Kjo është e tmerrshme, se tek e fundit ai është edhe kryeministër i jemi, i fëmijëve të mij, i qytetarëve të Kosovës”, tha Tahiri.

Ndërsa sa i përket garancisë së shtetit të Kosovës për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, sipas tij, për Qeverinë e Kosovës, është një papërgjegjësi e madhe.

“Është një papërgjegjësi e madhe, ikje e përgjegjësisë”, shtoi ai.