Tahiri: Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, pranuan marrëveshje pa njohje reciproke

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët ishin entuziastë ndaj obligimeve të dialogut në Bruksel, nxituan dhe pranuan marrëveshje pa njohje reciproke.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se marrëveshje kjo e cila, sipas saj, u afirmua nga Kurti si një arritje e madhe.

Postimi i plotë:

Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, ndaj obligimeve te Dialogut te Brukselit, qe nga Konjufca qe nxitoi ta pranoj marrëveshjen pa njohje reciproke deri te Kurti qe e afirmonte si te arritur te madhe.