Tahiri ia kujton Vuçiqit intervenimin e NATO-s
Ish zv.kryeministrja e Kosovës dhe ish-udhëheqësja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ditë më parë mohoi masakrën e Reçakut, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se me këtë Vuçiq e rishfaqi mendësinë kriminale duke mohuar gjenocidin në Kosovë.
“Sot ai vë në dilemë kufijtë e shtetit të Kosovës, ndërsa e dinë mirë se Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi njohu ligjërisht kufijtë dhe shtetin e Kosovës”, tha ajo.
Tahiri tutje thotë se gjatë dialogut, kur Vuçiq ishte shfaqur agresor dhe kërcënues, i kishte kujtuar atij intervenimet e NATO-s. Të njëjtën gjë, ish-kryenegociatorja ja ka kujtuar presidentit serb edhe sot.