Deputeti i AAK-së

Tahiri i thotë ‘bravo’ Kurtit për punën e rrymës në veri: AAK-në e ka prapa, e mbështesim

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për marrëveshjen për energjinë në Veri dhe për pagesën e energjisë në atë pjesë të vendit nga 1 janari 2024.

Tahiri ka thënë se pritet të shihet se si do të shkojë një marrëveshje e tillë, megjithatë ka thënë se AAK-ja përkrah çdo vendim të Kurtit për shtrirje të sovranitetit në Veri të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe çështjen e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se nuk e ka problem që t’i thotë Kurtit “bravo” .

“Tek energjia, është një marrëveshje të cilën e presim se si do të shkojë. Qëndrimi i AAK-së është i thjeshtë, ne  mbështesim në çdo veprim që Albin Kurti e bon në shtrirjen e ligjshmërisë në Veri të Kosovës, përfshirë edhe këto. Dhe për këtë nuk e kam problem me i thanë aferim. Aferim absolut, për çdo veprim”, ka thënë Tahiri në T7. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: “Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme