Tahiri i reagon Kurtit pas deklaratës për sindikatat: Stop taktizimit, implementoje Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili në konferencën e sotme për media ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ndryshim të udhëheqësve të sindikatave.

Tahiri, përmes profilit të tij në Facebook, tha se Ligji i Pagave nuk ka të bëjë asgjë me ndërrimin e udhëheqësve të sindikatave, por me rreth 80,000 mijë zyrtar publik të këtij vendi.

Sipas Tahirit, me deklaratën e fundit, Kurti ka zgjedhur të taktizojë komunikimin virtual me sindikata.

Në një anë, ai thotë se duhet të ndryshohen përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa në anën tjetër, e konfirmon takimin me ta.

“Kurti preferon presionin para bashkëpunimit, ndërhyrjen para përfshirjes, pushtetin para të tjerëve dhe para partneritetit. Stop, taktizimit, votojeni amandamentin buxhetor me 22 dhjetor 2021′, u shpreh ndër të tjera Tahiri.