Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar deputetit të LVV-së, Liburn Aliut i cili e kishte akuzuar Tahirin për mashtrim me dorëzimin e pasaportave.
Tahiri ka thënë se në asnjë rast, nuk i ka ndodhur të mashtrojë dikë e aq më pak të bëjë politikë me qytetarët.
Tutje, Tahiri ka thënë se nëse deputeti Aliu mendon se dorëzimi i pasaportave nga ana e tij ishte mashtrim, atëherë edhe Aliu duhet të dorëzojë pasaportat e tij, kështu që do të ishin në rregull, përcjell Ballkani.info.
Postimi i plotë i Tahirit:
Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia!
Të them të drejtën nuk e di që vetëm njeherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjët apo të moshuarit, në cilen do rrugë që isha , edhe sot ku jam.
Liburn, unë politik me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap!
Nëse paskam mashtruar dikend në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem nërregull pastaj për mashtrimin!
Qudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.








