Tahiri i PDK-së: Kurti e arriti atë që të gjithë armiqtë e jashtëm të Kosovës nuk e bënë për 20 vjet

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për një muaj Qeverisje, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e arriti atë që të gjithë armiqtë e jashtëm të Kosovës nuk e bën për 20 vjet, duke aluduar kështu në marrëdhëniet me SHBA’në.

Kështu ka thënë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku sipas tij, shkurtpamësia e Kurtit po e dërgon Kosovën në rrugën e izolimit.

“Askush s’ka besuar se do të vijë dita për të parë këtë katandisje të raportit special në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ja pra, erdhi dita për të parë se si SHBA-të nuk kanë më vullnet për t’u marrë me vendin tonë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Për një muaj qeverisje, Albin Kurti e arriti atë që të gjithë armiqtë e jashtëm të Kosovës nuk e bënë për 20 vite. Shkurtpamësia e tij po e dërgon Kosovën në rrugën e izolimit. Askush s’ka besuar se do të vijë dita për të parë këtë katandisje të raportit special në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ja pra, erdhi dita për të parë se si SHBA-të nuk kanë më vullnet për t’u marrë me vendin tonë. Aferim.