Tahiri i AAK-së: Ku është Ligji i Pagave, e treta herë që po shtyhet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të sjellet në rend dite në Kuvend Ligji i Pagave, duke thënë se kjo është hera e tretë brenda vitit.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se mbi 80 mijë zyrtarë publikë janë në pritje të miratimit të këtij ligji.

“Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?”, ka shkruar ai.

“Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?”, përfundon postimi i tij.