Tahiri godet Qeverinë: Ishin në tavolinë me Vuçiqin, merreshin me opozitën

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke komentuar takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq, pohon se s’ka njohje por ka Asociacion.

Ai e ka goditur qeverinë duke u shprehur se ishin në tavolinë me Vuçiqin por merreshin me opozitën.

Postimi i plotë:

Njohje s’ka. Asociacion ka. Në tavolinë ishin me Vucicin e merreshin me opozitën, e kështu e humbëm njohjen reciproke dhe prap do të kemi vetmenaxhim një etnik serb e madje edhe status special për Kishën Ortodokse Serbe.