Tahiri: Ekziston rreziku që të mos votohet Qeveria Hoti

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion sfidë e partive që synojnë të formojnë Qeverinë e re është votimi në Kuvendin e Kosovës.

Politologu, Ramush Tahiri, vlerëson se ekziston rreziku real që Qeveria Hoti të mos votohet.

“Ekziston rreziku real që kjo qeveri të mos mund të votohet në Kuvend dhe atëherë vendi detyrimisht shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh dhe atëherë detyrimisht me këtë qeveri që e kemi në pushtet do të shkojmë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Tahiri.

Në rast të formimit, analisti Tahiri thotë se pas pandemisë, sfidë për Qeverinë e re është stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe dialogu me Serbinë.