Inspektimet

Tahiri: Duhet të analizohet për çfarë inspektime ka nevojë Kosova

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i komisionit ekzekutiv për reformë në fushën e inspektimeve.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se në takim janë diskutuar disa çështje me rëndësi e që kanë të bëjnë me statusin aktual të reformës, planin e reformës, lista e inspektorateve dhe inspektimeve, vizitat në inspektorate, fushëveprimi i reformës me theks të veçantë kundrejt nivelit lokal dhe institucioneve e agjencive të pavarura, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Reforma në fushën e inspektimit!

Sot u mbajt takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve. Në takim morrën pjesë përfaqësues nga institucione si ZKM, MTI, MAP, MAPL, projekti i Bankës Botërore i cili e mbështetë këtë reformë, përfaqësues të institucioneve tjera relevante dhe shoqërisë civile.

Në takim janë diskutuar disa çështje me rëndësi e që kanë të bëjnë me statusin aktual të reformës, planin e reformës, lista e inspektorateve dhe inspektimeve, vizitat në inspektorate, fushëveprimi i reformës me theks të veçantë kundrejt nivelit lokal dhe institucioneve e agjencive të pavarura.

Në takim u pajtuam që me rëndësi të madhe në procesin e reformës së fushës së inspektimeve është të analizohet nevoja mbi inspektimet, realisht se për cilat dhe çfarë inspektimesh (në cilat fusha) ka nevojë shteti i Kosovës. Kjo na ndihmon në përcaktimin e fushëveprimit të reformës dhe si rrjedhojë selektimit të inspektimeve dhe inspektorateve.

Konform kësaj u pajtuam për disa veprime si në vijim:

Zyra Ligjore, Zyra për Planifikim Strategjik dhe Sekretariat Koordinuese e Qeverisë të njoftojnë Komisionin mbi çdo iniciativë të ministrive për themelimin e inspektorateve që mund të ndikojnë procesin e reformës;

Lista e inspektorateve të ndahet me ministritë dhe institucionet tjera relevante në mënyrë që të konfirmohet lista dhe nëse ka eventualisht ndonjë inspektorat apo inspektim shtesë që nuk është në listë;

Në proces më afatgjatë, u pajtuam që:

Projekti i Bankës Botërore në bashkëpunim me akterët relevantë të kryejnë një rishikim funksional dhe organizativ të inspektorave me qëllim të grupimit të tyre sipas familjeve të inspektorateve apo inspektimeve;

Te analizohet se për cilat fusha shteti i Kosovës ka nevojë për inspektime në mënyrë që më lehtë të përcaktohet fushëveprimi i reformës. Në këtë aspekt, të analizohet me kujdes shtrirja e reformës edhe në nivel lokal dhe në agjenci që janë kushtutetues dhe të themeluara nga Kuvendi;

Në bazë të dy pikave më lartë, të rishikohet lista dhe të vendoset një listë definitive e inspektorateve dhe inspektimeve në Kosovë duke përfshirë grupimin e tyre sipas familjeve për një rishikim funksional sipas grupeve/familjeve dhe mundësive të integrimit apo shkrirjes së tyre;