Tahiri: Do të ishte e padrejtë sikur të dilte tash emri i presidentit

Opinionisti Ramush Tahiri ka thënë se do të ishte e padrejtë sikur tash të zbulohej emri i presidentit të ri, një vit e gjysmë para zgjedhjes.

Sipas tij, me kërkesën e LDK-së që të kërkojë postin e presidentit në koalicionin me Vetëvendosjen, kjo parti po “dëshiron ta detyrojë VV-në të shkelë Kushtetutën”.

“LDK-ja e ka keq sepse po dëshiron ta detyrojë VV-në me shkel Kushtetutën e me na tregu se më me rëndësi është marrëveshja partiake sesa posti i presidentit. Nëse një president zgjidhet me parti, një parti lideriste e udhëheq shtetin. Nëse sot e qet një emër për president, që do të jetë kandidat i LDK-së, jam president në hije e s’e Thaçin s’e bë hesap kurrkush e fillojnë me e blloku si institucion. Kjo është e padrejtë. Një person që është gjallë s’mund t’ia caktosh një zëvendës. Edhe në Monarki është një rend”, ka thënë ai.

Madje, sipas Tahirit, ky veprim edhe po të shkonte në gjykatë, gjykata do ta rrëzonte vendimin.