Abelard Tahiri

Tahiri: Digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë janë prioritete të larta

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se “Drejtësia 2020”, janë të përfshira edhe programi i MFK-së dhe MCC-së në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, meqenëse digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë janë prioritete shumë të larta.

Ministri tahiri i bëri këto komente gjatë takimit të një delegacion nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, të kryesuar nga James Gerard, drejtor menaxhues i programit Treshhold, i shoqëruar nga Sarah Olmstead, drejtoreshë e MCC-së për Kosovë, si dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi.

Ai ka njoftuar delegacionin e MCC-së për reformat e ndërmarra, duke u fokusuar në agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”, ku janë të përfshira edhe programi i MFK-së dhe MCC-së në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, meqenëse digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë janë prioritete shumë të larta.

Ministri Tahiri ka falënderuar Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për angazhimin e tyre në profesionalizimin e mëtejmë të administratës, pasi modulet e digjitalizimit që janë të përqendruara kah qytetarët, janë ndihmesë shumë e madhe për ta, që të marrin shërbime më të mira dhe më të shpejta nga sistemi i drejtësisë.