Tahiri, deputetëve: Kthehuni në temë, t’i votojmë marrëveshjet

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, ka marrë fjalën në emër të qeverisë Hoti, duke kërkuar që të ndërpritet debati i nisur, e të cilin e ka cilësuar si debat koti.

Tahiri ka thënë se e mirë apo e keqe kjo qeveri i ka 61 vota, nga deputetët e partive politike që kanë bërë shumicën parlamentare.

“Ky diskurs politik që po përdorni, është debat koti jashtë secilit debat. E para kjo qeveri e mirë e keqe i ka 61 deputet që  e kanë votuar, nuk ka asnjë logjik me i thanë qeveri “koti”, kush i ka pas 2/3, ne jemi duke folur për 6 marrëveshje, që i kanë prezantuar, edhe qeveritë paraprake të cilat në esencë e ndihmojnë jetën dhe për çka janë thirr, tash është debat tjetër, pse jeni rrëzu, kthehuni në temë, t’i votojmë marrëveshjet, nëse nuk votohen atëherë ky është debat koti”, tha Tahiri para deputetëve.

Sipas tij këto ofendime që po përdoren nga deputetët janë të pa dinjitetshme