Edita Tahiri

Tahiri: Bashkëpunimi i Kosovës me ShBA-të përcakton edhe raportet Serbi – Rusi

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se bashkëpunimi i Kosovës me ShBA-të ndikon edhe në raportet e Serbisë me Rusinë.

Ajo ka bërë me dije se sa më shumë që Kosova bashkëpunon me aleatin e saj strategjik aq më shumë Serbia hidhet në përqafim të Rusisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se duke dëgjuar këshillat amerikane Kosova po bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Sa me shume Kosova bashkepunon me Ameriken, aq ma shume Serbia shkon me Rusine – Kosova duke degjuar keshillat amerikane po behet antare e Keshillit te Evropes, Serbia po del nga Keshilli i Evropes sepse Rusia ka braktisur Keshillin e Evropes”, ka shkruar Tahiri.