Tahiri: Armend Muja nuk duhej të ishte në listë të VV’së, ai duhet të ishte në burg

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Abelard Tahiri, ka konsideruar se ka pasur persona të angazhuar për vjetërsimin e lëndës së kandidatit për deputet nga radhët e VV’së, Armend Muja, në gjykatë.

Tahiri në T7 ka thënë se në vend se të ishte në listën e Vetëvendosjes, ai duhet të ishte në burg. Muja u pati akuzuar përmarrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje për akreditim të një kolegji.

” Armend Muja, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e PDK’së, nuk i kemi jepë shancë me kanë pjesë. Ai duhet me vujtë denimin, atij iu është mundësuar vjetërsimit të lëndës. Ai është një abuzues, keqpërdorues i pushtetit të PDK’së, sot nuk duhej të ishte në listë, ai duhej të ishte në burg”, ka deklaruar Tahiri.

“Unë kom kërku që në Kod të Procedurës Penale me u zgjatë parashkrimi i veprave penale, pikërisht që këta njerëz mos me shpëtu”, ka deklaruar tutje ai.