Tahiri: Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomit janë përzgjedhur përmes CV-ve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për krizën në Telekomin e Kosovës dhe emërimin e bordit të ri të kësaj ndërmarrjeje.

Ai në Interkativ të KTV-së ka thënë se emrat e tyre nuk janë të lidhur me politikën.

“Po është e vërtetë se sot kemi votuar në mënyrë elektronike për anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomi. Në fakt është lajm i mirë që nuk i njohim dhe i bie që nuk janë figura politike. Para se të vijë këtu bisedova me ministrin Kuçi dhe ajo çka ka ndodhur është që ministria e Ekonomisë që është përgjegjëse i ka marrë CV-ja e tyre dhe i kanë përzgjedhë këta katër persona”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se Qeveria si aksionare kryesore nuk ka mundësi ta lë një korporatë si Telekomi pa bord.

Ai ka thënë se përzgjedhja e këtyre anëtarëve është bërë përmes CV-ve.