Shefi i GP të LDK-së

Tahiri: Albena Reshitajn nuk do e largojmë nga AAK-ja

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Albena Reshitaj do të mbetet në AAK.

“Deputetja ka pasur një pozicion të vetin edhe në grup parlamentarë edhe në Kryesi të AAK-së. Ka menduar që është e drejtë e saj dhe arsyetueshmëria e saj ka qenë që është më mirë t’iu ikim zgjedhjeve. Unë kam biseduar me të edhe në ditën e zgjedhjes së presidentes. Unë mendoj se qasja e saj ka qenë gabim”, tha ai.

Tahiri thotë se edhe në të kaluarën deputetët e AAK-së kanë votuar ndryshe nga partia, por që nuk është marrë ndonjë masë.

“AAK ka tetë deputetë. Ne as nuk do të mund t’i kishim ndaluar zgjedhjet e as ta dërgonim vendin në zgjedhje. Unë mendoj që kjo është çështje e mbyllur. Reshitaj është pjesë e Aleancës. Nuk mendoj se ka qenë veprim i duhur. Në demokraci këto gjëra ndodhin. Nuk ka qenë as e para dhe as e fundit”, tha ai.

I pari i deputetëve të AAK-së thotë se vet fakti se Reshitaj është pjesë e komisioneve parlamentare si anëtare e AAK-së ajo nuk është larguar nga partia.

“Po të ishte ndryshe unë do t’i kërkoja kryetarit të Kuvendit letër që ajo të shkarkohej nga komisionet parlamentare që përfaqëson AAK-në”, tha ndër të tjera Tahiri në TV Dukagjini.