Tahiri: Administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri, ka thënë se administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti. Ai ka treguar se pakoja ligjore e reformës paraqet reformë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në administratë të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformën në paga.

Tahiri në një postim ne postimin e tij në Facebook ka thënë se është dhënë fund manipulimit me konkurse dhe vlerësimit të ndikuar të kandidatëve.

“Administrata publike është themel i zhvillimit të shtetit, asaj i është garantuar pavarësia dhe integriteti, pavarësisht ndryshimeve të partive e koalicioneve në qeverisje”.

Postimi i plotë në Facebook:

Administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti

Pakoja ligjore e reformës paraqet reformë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në administratë të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformën në paga.

– Kërkohet zbatimi i plotë dhe i përpiktë nga administrata shtetërore;

– Administrata shtetërore tashmë ka barazi në pagë dhe funksion;

– I është dhënë fund manipulimit me konkurse dhe vlerësimit të ndikuar të kandidatëve;

Administrata publike është themel i zhvillimit të shtetit, asaj i është garantuar pavarësia dhe integriteti, pavarësisht ndryshimeve të partive e koalicioneve në qeverisje.

#100% integritet dhe pavarësi për administratën shtetërore

#100% barazi në pagë dhe funksion

#100% KOSOVA

#100% SHTET

loading…