Gazeta zvicërane

Tagesanzeiger: Posti i Lajçakut në Zvicër, kthim prapa në karrierë – afërsia me mikun e Putinit, aktualisht e pafavorshme

Në një artikull të gazetës zvicerane “Tagesanzeiger” mbi rotacionin e madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian (BE) nëpër vende të ndryshme, ku pritet që i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, vlerësohet se kalimi në Bernë paraqet rënie në karrierë për diplomatin sllovak.

Lajçaku pritet të marrë “post të ri” në shtator, ndërsa blloku përgatit poste të reja diplomatike në prag të zgjedhjeve evropiane – në artikullin e gazetës zvicerane thuhet se diplomati sllovak ia siguroi vetes një “post të sigurt” para ciklit të ri elektoral për ulëset e Parlamentit Evropian (PE) në qershor nga i cili varet përbërja e Komisionit Evropian (KE).

Gjithashtu, një aspekt negativ që veçohet nga gazeta zvicerane, posaçërisht sa i përket trashëgimisë kontraverse të Lajçakut në diplomaci, konsiderohet të jetë edhe afërsia e diplomatit sllovak me kryeministrin e majtë nacionalist të Sllovakisë, Robert Fico, i cili mbetet një ndër aleatët e paktë të presidentit rus, Vladimir Putin, në kontinentin evropian.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë u emërua në postin e Emisarit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd para katër vjetësh. Megjithatë, gazeta zvicerane fajëson diplomatin sllovak që prej marrjes së detyrës në vitin 2020 s’e arriti asnjë rezultat pozitiv në dialog. Madje, vlerësohet se tensionet midis Kosovës dhe Serbisë vetëm janë përkeqësuar.

VIDEO BONUS: