Tadiq: Situata në veri është rezultat i interesit paralektoral të Kurtit e Vuçiqit

Kryetari i partisë Social demokrate të Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se situata në veri të Kosovës është rezultat i interesit paraelektoral i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vucic dhe jo interes i qytetarëve të zakonshëm.

“Esenca e situatës në veri është qëllimi i Kurtit dhe Vucicit për zgjedhjet që i presin në Kosovë dhe Serbi”, tha ish-presidenti serb Tadiq për gazetën Danas.

Ai ka thënë se nuk do ta lejonte çështjen e targave të veturave të mbetej e pazgjidhur.

“Unë nuk do ta përdorja ushtrinë përshkak të një çështje siç janë targat e veturave dhe nuk do t’i frikësoja qytetarët me një persekutim të ri. Kjo është e turpshme dhe qyqare”, ka shtuar ai.

Tadiq ka thënë poashtu se Vucic duhet të flas me njerëzit që marrin vendime dhe jo me ambasadorë dhe ndërmjetësues tjerë sepse nuk sjell rezultat dhe kontribon në “interesin egoist të Kurtit dhe Vucicit”.