Alexey Navalny

Tabloidi i regjimit në Serbi përhap propagandë për vdekjen e Navalnyt, largon dyshimet se mund ta ketë vrarë vet Putini

Derisa e gjithë bota është zgjuar në këmbë për vdekjen e opozitarit rus Alexey Navalny, mediat në Serbi që kontrollohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq po dalin me propagande ndryshe.

Kur zyrtarë të lartë e njerëz me ndikim në botë aludojnë se pas vdekjes së opozitarit të Valdimir Putinit qëndron vet presidenti rus, Informeri serb fajin ia ka hedhur perëndimit.

Pa pasur asnjë fakt, ky medium që kontrollohet dhe punon sipas urdhrave të Vuçiqit në ballinën e saj ka ngritur dyshimet se pas vdekjes së Navalnyt nuk është Putini, por dikush tjetër.

Jakub Bielamoëicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore, këto informacione të medias së regjimit serb i ka quajtur përmbysje.

“Sipas gazetës serbe Informer, tabloidi më i përhapur pro regjimit në Serbi, Alexey Navalny u vra nga perëndimi. Mirë se vini në përmbysje”

VIDEO BONUS: Pagat e ulëta| Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestojnë sërish në Prishtinë