Avokati Arianit Koci ka njoftuar se gazetari Lirim Mehmetaj i është nënshtruar sot në mëngjes një testi për praninë e substancave narkotike, lidhur me videon e manipuluar që është shpërndarë në rrjetet sociale.
Koci ka thënë se, në një situatë ku pretendohet për manipulime, vendimi i parë ka qenë që të veprohet me prova dhe jo vetëm me deklarata.
“Veprimi i parë që kemi ndërmarrë me Lirimin ka qenë testi për praninë e substancave narkotike”, ka shkruar Koci.
Sipas tij, testi është kryer sot në mëngjes, ndërsa rezultatet pritet të dalin gjatë pasdites dhe, siç ka paralajmëruar avokati, do të bëhen publike.







