Bes Kallaku

“Ta piu gjakun vjehrra”- Bes Kallaku thumbon Xhensilën? Ja detaji që kapën fansat

Teksa Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor me titull “Intrigante”, në një fragment thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.

Kaq u desh që rrjeti të ziente! Ndjekësit thonë se kjo është një kunjë ndaj Xhensilës për shkak të një historie që Besi ka treguar disa vite më parë.

Besi ka thënë se i është dashur të kujdeset për nënën e Xhenlisës, dhe për këtë gjest ndaj saj, e ka bërë Xhensilën për vete.

“Mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra”, ka thënë Besi.