“Ta kam ba këngën hit”, “Papi Chulo ka një porosi për Ronela Hajatin

Refki Hajzeri i njohur si “Papi Chulo” i Prishtinës u arrestua të enjten (30 mars) nga Policia. Prej kohësh me veturën e tij BMË ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.

Kënga që ai po dëgjonte ishte “Papi Chulo” nga Ronela Hajati dhe MatoLale. Pas kësaj kënga u bë virale në rrjetet sociale.

Në këtë trend u përfshi edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati e cila veshur në të gjelbër kishte shkruar “Në fakt kjo veshje meriton vetëm këtë këngë”.

Ndërsa dëgjohej kënga “Papichulo”.

@ronelahajatiofficiall I have to play in a telenovela 🥊 #gocemir #fyp #viral #prima ♬ Con Una Prima Déjame Revisarte El Celular 2 – 👸🏽 Ingrid Laien 💎

Pas kësaj ka reaguar Refki Hajzeri i cili tha se nuk do ndalet me kaq.

“Ta kam ba këngën hit, por nuk do ndalem me kaq shifemi në ditët në vijim ju përshëndet papichulo”, ka shkruar ai.