T7: Ky është truproja i Kadri Veselit që e sulmoi ekipin tonë (VIDEO)

Ekipi i T7, gazetari Mirlind Behluli si dhe kameramani Raif Selimi, janë sulmuar fizikisht nga truprojat e kreut të Kuvendit Kadri Veselit, derisa po e kryenin detyrën e tyre të gazetarit.

Ekipi i T7 në momentin e sulmit kanë qenë duke e kryer punën e tyre të informimit si gazetar. Por ata me dhunë janë nxjerrë jashtë nga ana e truprojave.

Ky veprim ka ngjallë reagime të shumta të shoqërisë civile në Kosovë por edhe disa zyrtarëve të partive politike, kryesisht opozitare në vend.

loading…