Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se takoi përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Klinike dhe shkollës “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut dhe se diskutuan për sfidat operative me të cilat përballen pas Rregullores së Bankës Qendrore për operacionet me para të gatshme, një vendim ky, siç tha, i pakoordinuar, i cili nuk iu komunikua paraprakisht popullatës së prekur.
Szunyog gjithashtu shton se u ul me përfaqësuesit e MTS d.o.o. për të prekur bazën në sfidat aktuale operative dhe planet e ardhshme të zhvillimit.
“Është mirë të takohem me përfaqësuesit e një kompanie që ofron shërbime telekomi për dhjetëra mijëra njerëz si rezultat i dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Szunyog në platformën X.

Në këtë rrjet social, gjatë ditës ambasadori ka shkruar edhe rreth ndërrimit të shenjave të komunikacionit në veri të vendit.
Met reps of the Clinical Hospital Center & Sveti Sava school in Mitrovica North & discussed the operational challenges they face after the Central Bank's Regulation on Cash Operations, an uncoordinated decision, which was not communicated to the affected population in advance. pic.twitter.com/kL8r43vll8
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 15, 2024
VIDEO BONUS:







