Jurgen Klopp

Szoboszlai shpjegon si i frymëzoi Klopp ta fitojnë ndeshjen kundër Wolves

Dominik Szoboszlai ka treguar se menaxheri Jurgen Klopp ishte ai që e frymëzoi Liverpoolin për ta përmbysur Wolves dhe për ta fituar ndeshjen

Liverpool pati një paraqitje të dobët në pjesën e parë në ndeshjen kundër Wolves të shtunën, ku edhe pësuan dhe shkuan në pushim me rezultat 1-0, pavarësisht se Wolves kanë mundur që të shënojnë edhe më shumë gola.

Klopp ndryshoi taktikat pas pjesës së parë, duke bërë një numër ndryshimesh dhe duke mbajtur një fjalim emocionues, ka treguar Szoboszlai.

“Në pushim të pjesëve menaxheri na foli ne për pasionin dhe çfarë ne kemi nevojë që të ndryshojmë në pjesën e dytë. Punën që duhet bërë në këtë ndeshje. Mendoj se ne e ndryshuam formacionin dhe pastaj të gjithë e kryen punën e tyre si duhet, e rikthyem ndeshjen”, tha hungarezi për faqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se të gjithë mund të ishim të lumtur nëse ne po humbnim 1-0! Por, nëse ne dëshironim fitoren atëherë u desh të vazhdojmë, hymë në fushë e fitojmë atë, gjithmonë”.

Klopp pranoi pas ndeshjes që Liverpool “luajtën keq” në pjesën e parë, ata mund të ishin edhe më të dobët në të dytën kështu që ata ndryshuan ndeshjen për të marrë tri pikë të mëdha, duke ju falënderuar golave të Cody Gakpo dhe Andrew Robertson si dhe autogolit të Hugo Buenos.

Liverpool do të luajë kundër LASK ditën e enjten në Ligën e Europës.